LDK propozon Avdullah Hotin për kryeministër, anashkalohet Vjosa Osmani

Nga Exit News
LDK propozon Avdullah Hotin për kryeministër, anashkalohet Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës propozoi sot Avdullah Hotin, si të mandatuarin e saj për të propozuar qeverinë e re të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, kreu i LDK-së Isa Mustafa tha se ky vendim është marrë nga kryesia e partisë.

Avdullah Hoti ishte zëvendëskryeministër në qeverinë Kurti. Ai u shkarkua nga Kurti mënjëherë pas rrëzimit të qeverisë më 25 mars.

Avdullah Hoti ka qenë ministër i Financave nga viti 2014 deri në vitin 2017.

Në zgjedhjet e qershorit 2017, Hoti ishte propozimi i LDK-së për kryeministër. Në këto zgjedhje LDK, në koalicion me AKR-në, u rendit e treta, duke humbur dhe 5 vende në parlament, krahasuar me legjislaturën e mëparshme.

Me propozimin e Hotit, LDK ka anashkaluar Vjosa Osmanin, kryetaren e Kuvendit. Osmani ishte propozimi i LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e tetorit 2019. LDK-ja, me Osmanin si figurën kryesore u rendit e partia e dytë në këto zgjedhje me diferëncë shumë të vogël me Lëvizjen Vetëvendsje – LVV fitoi 26,2 për qind të votave, ndërsa LDK 24,5 për qind.

Po ashtu, Osmani ishte deputetja më e votuar mes gjithë kandidatëve të të gjitha partive, me më shumë se 64 mijë vota. Deputetja e dytë më e votuar kishte rreth 32 mijë vota.

Nga shumë qytetarë kosovarë, Osmani është parë si e ardhmja që do të modernizonte LDK-në dhe do ta shkëpuste atë nga klasa e shkuar.

Vjosa Osmani ishte një prej 3 deputetëve të LDK-së që votoi kundër rrëzimit të qeverisë Kurti dhe i bëri thirrje publikisht partisë së saj të mos e mbështeste mocionin e mosbesimit.

Koalicioni i LDK-së me shumë gjasa do të jetë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën për Kosovën, Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe pakicat.

Ftesa për formimin e qeverisë së re i është dërguar LDK-së nga presidenti Thaçi pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk i është përgjigjur 5 ftesa të presidentit.

 

5 komente

  1. t 23 Prill, 2020 në 2:20 pm

    Menjanimi i vjoses verteton se Ldk eshte parti qe nuk e do ndryshimin e statusquo,prandaj vjosa e vetme nuk ka pse rri më ne ate parti pleqsh

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme