Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që të zgjedh kryetarin e ri më 14 mars, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.
LDK do të mbajë kuvendin zgjedhor ku përpos kryetarit do të zgjidhen edhe organet e tjera drejtuese të LDK.
Lajmin e ka konfirmuar sekretari i LDK Arban Abarashi në një konferencë për media.
Abrashi tha se “tashmë janë bërë publike disa kandidatura”, por, sipas tij, ato zyrtarizohen më 14 mars.
Ish kreu i LDK Isa Mustafa dha dorëheqjen pas rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese 47,88% të votave
Sipas rezultateve deri tani, LDK ka marrë 13.08 % ose rreth 103 mijë vota. Ky është rezultati më i ulët që kjo parti ka marrë në zgjedhje.
“Rezultati është shumë i keq për LDK-në, që nuk e kemi pritë fare edhe nga takimet në terren dhe puna që e ka bërë Hoti”, deklaroi Musatafa pas dorëheqjes.