Këshilli i Lidhjes Demokratike të Kosovës votoi me 92 vota pro Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, nga 94 anëtarë që janë në total.
Hoti ka marrë një votë kundër dhe një abstenim.
Njofitmin e dha LDK pasi shpalli kandidaturën e Hotit.
Hoti u shpreh të mërkurën se “është favoriti kryesor për të fituar zgjedhjet”.
Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryeministër, i cili është Enver Hoxhaj. Partitë e tjera nuk i kanë shpallur ende kandidatët e tyre për kryeministër.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.
Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.