
Deputeti i pavarur Lefter Koka ka shpjeguar firmën e tij për draftin e opozitës parlamentare për ndryshimin e Kushtetutës me nevojën e ndryshimit të sistemit zgjedhor.
Sipas tij të vetmit që po flasin për këtë domosdoshmëri janë deputetët në parlament të cilët “nuk kanë shefa”, duke nënkuptuar se nuk kontrollohen nga partitë e mëdha.
“Unë mendoj se këta deputetë kanë thënë atë që do të donte qytetari shqiptar. Sot deputetët nuk kanë lidhje me hallet e njerëzve, as me zonën e tyre elektorale. Sot kërkohen listat e hapura. Nuk ka pse të kontestohet kjo gjë”, tha Koka në Real Story.
Koka mbështet ndalimin e koalicioneve parazgjedhore pasi kjo ndihmon me vota partitë e mëdha.