Rreth 50 milionë dollarë të ardhura do të mungojnë në buxhetin e shtetit për vitin 2020, për shkak të lehtësimeve fiskale ndaj biznesit të vogël.
Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi, të enjten, në Kuvend, se kjo do të jetë kostoja për dy lehtësimet:
- heqjen e tatim fitimit për biznesin e vogël me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë (115 mijë euro);
- heqjen e TVSH-së për bizneset me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë (82 mijë euro).
Pavarësisht kostove, Denaj tha se lehtësimet janë një shtysë e mirë për bizneset familjare.
Këto dy lehtësime hynë në fuqi në janar 2021 dhe do të zgjasin deri në vitin 2029. Ato kanë si qëllim ndihmen e biznesit të vogël për tu rimëkëmbur pas dy goditjeve, tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë së Covid-19.