
Qeveria ka vendosur të heqë tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit. Qeveria, gjithashtu ka vendosur heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë, ose rreth 90 mijë euro.
Ky vendim do të hyjë në fuqi këtë vit dhe do të zgjasë deri në 2029-ën.
Njoftimin e dha Ministrja e Financave, Anila Denaj në një takim me biznesin e vogël në Korçë. Ministrja i bëri thirrje bizneseve të përfitojnë nga amnistia fiskale dhe të deklarojnë bilancet e dyfishta.
Denaj njoftoi edhe se qeveria po përgatit një paketë për ripunësimin e qytetarëve dhe dhënien e granteve për bizneset.