Lehtësim i jashtëzakonshëm për biznesin e vogël: hiqet tatimi mbi fitimin, përjashtohet nga TVSH-ja

Nga Exit News
Lehtësim i jashtëzakonshëm për biznesin e vogël: hiqet tatimi mbi fitimin, përjashtohet nga TVSH-ja

Qeveria ka vendosur të heqë tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla deri në 14 milionë lekë, ose rreth 115 mijë euro në vit. Qeveria, gjithashtu ka vendosur heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro deri në 10 milionë lekë, ose rreth 90 mijë euro.

Ky vendim do të hyjë në fuqi këtë vit dhe do të zgjasë deri në 2029-ën.

Njoftimin e dha Ministrja e Financave, Anila Denaj në një takim me biznesin e vogël në Korçë. Ministrja i bëri thirrje bizneseve të përfitojnë nga amnistia fiskale dhe të deklarojnë bilancet e dyfishta.

Denaj njoftoi edhe se qeveria po përgatit një paketë për ripunësimin e qytetarëve dhe dhënien e granteve për bizneset.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme