Ministria e Drejtësisë ka lehtësuar masat ndalues të Covid-19 në burgjet e vendit. Ministrja Etilda Gjonaj njoftoi të mërkurën në një takim me drejtuesit e burgjeve se pas uljes së numrave të të infektuarve do të rifillojnë:
Takimet me familjarët 1 herë në muaj, me distancë, kontroll shëndetësor. Familjari para takimit duhet të paraqesë dokumentin e testit apo vaksinimit, apo teste të tjera që tregojnë se kanë kaluar COVID. Për të miturit e dënuar lejohen 4 takime në muaj.
Dhënia e lejeve të veçanta vetëm për rastet mortore.
Fillimi i aktiviteteve sociale e kulturore.
Masat nisin më 14 qershor. Takimet me familjarët dhe lejet speciale u ndaluan në burgjet e vendit si pasojë e pandemisë.