Nga dita e hënë do të lirohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në qytetet Dibrës, Gjirokastrës, Sarandës, Konispolit, Himarës, Delvinës, Finiqit, Prrenjasit, Pogradecit, Librazhdit dhe Divjakës.
Në një deklaratë për shtyp, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se në këto qytete do të lehtësohen masat kufizuese për shkak se konsiderohen zona me rrezik të ulët.
Oraret e lëvizjes në këto bashki do të jenë si më poshtë:
–Lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.
–Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.
–Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
Ndërkohë parqet do të qëndrojnë të mbyllura.
Qarkullimi me mjet privat do të lejohet vetëm brenda bashkisë nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer. Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga pensionistët, përveç kur kane leje të posaçme.