Kryeministri Edi Rama lajmëroi se qeveria do të lejojë hapjen e ambjeteve të brendshme të bareve dhe restoranteve. Ky lajm u dha nga Rama, ditën e dielë, në një takim me biznesin në Vlorë.
“Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe shëndet. Puna mbarë”, tha Rama.
Ai premtoi se në fillim të 2021 biznesi i vogël “zero tatim fitimi, zero tvsh, zero inspektime dhe vetëm mbikqyrje kundër punës në të zezë”.