Leka Bungo zgjidhet kryetar i Këshillit drejtues të RTSH-së

Nga Exit News
Leka Bungo zgjidhet kryetar i Këshillit drejtues të RTSH-së

Leka Bungo do të jetë kreu i Këshillit Drejtues Radio Televizionit Shqiptar. Parlamenti miratoi më shumicë votash kandidaturën e tij.

Në garë për këtë post ishte dhe Gaspër Marku.

Bungo është regjisor, aktor, dhe skenarist. Ai ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën “Pabesia” si dhe skenarët “Pas fasadës”, “Gjuetia e fundit” etj. Ai ka luajtur në filmin Një djalë edhe një vajzë.

Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat Combi ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RTSh.

Këshilli Drejtues i RTSH-së është organi kryesor vendimarrës. Ai përbëhet nga 10 anëtarë dhe kryetari të cilët zgjidhen nga Kuvendi.

 

Lajme te ngjashme