
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në Turqi mëngjesin e të dielës.
Tërmeti i shkallës 5.4 Rihter e ka patur epiqendrën në Turqinë lindore, pranë kufirit me Sirinë, 21 kilometra nga qyteti Elazig, raporton Qendra Evropiane e Tërmeteve.
Lëkundjet u regjistruan rreth orës 7:37 ose 9:37 me orën lokale në Turqi.
Nuk raportohet për dëme ose viktima por lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët.
Më 30 tetor Turqia u godit nga një tërmet i shkallës 6.6 Rihter që la mbi 100 viktima dhe qindra godina të dëmtuara.