Letër e hapur drejtuar Komuniteti Ndërkombëtar të Artit: Ndaloni furçat artistike ndaj politikës së Edi Ramës

Nga Exit News
Letër e hapur drejtuar Komuniteti Ndërkombëtar të Artit: Ndaloni furçat artistike ndaj politikës së Edi Ramës

Një grup artistësh dhe figurash të tjera publike në dënim të vendimit të qeverisë Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar, i kanë bërë thirrje komunitet ndërkombëtar që të ndalojë ‘furçat artistike’ ndaj Ramës dhe të kthejnë vëmendjen tek polikat autokrate të tij.

Përmes një letre publike, të përshtatur nga Exit News, publikuar tek HyperAllergic, një forum i njohur për artin dhe kulturën, ata kanë sjellë në vemëndje disa prej politikave më anti-demokratike që Rama po ndërmerr, duke u fshehur pas petkut të politikanit-artist.

Ju mund të nënshkruanin letrën këtu.

Letër e hapur

Për vite me radhë kemi qënë dëshmitarë se si ngjitja e Edi Ramës në pushtet ka lehtësuar dhe mundësuar ngritjen e profilit të tij si artist, në skenën ndërkombëtare të artit, veçanërisht që pasi u bë kryeministër në vitin 2013.

Ne nuk jemi imunë ndaj faktit se sa tërheqëse është ideja e një artisti-politikan në një kohë kur politika po kalon kriza të mëdha.

Artisti-politikan shet – si punën e tij, ashtu edhe politikat e tij.

Shqetësimi ynë është që ngritja e profilit të Edi Ramës si artist në skenën e artit ndërkombëtar, i ndihmuar nga një grup i përzgjedhur artistësh, kuratorësh dhe koleksionistësh, në vend që të tërhiqnin më shumë vëmendjen ndaj politikave të tij, në mënyrë paradoksale, i eklipsoi plotësisht ato.

Ka ardhur koha që të shohim përtej panoramës së kudondodhur të fasadave të Edi Ramës në vitin 2001 dhe të drejtojmë vëmendjen tonë tek politikat dhe vendimet e tij aktuale, veçanërisht gjatë muajve të fundit në përgjigje të pandemisë globale Covid-19.

Qeveria e Edi Ramës ka minuar sistematikisht lirinë e fjalës dhe shprehjes. Gazetarët sulmohen në mënyrë sistematike – qoftë me gojë apo fizikisht, kërcënohen dhe shantazhohen, pushohen nga puna për raportime mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar, ose thjesht se kritikojnë qeverinë Rama.

Programe televizive janë mbyllur papritur. Një prej tyre është Publicus në vitin 2016 kur sapo do të transmetonte një reportazh për vdekjen e Ardit Gjoklaj, një 17-vjeçar që u vra gjatë punës në landfillin e Sharrës, në pronësi të bashkisë.

Në të vërtetë, edhe kanale televizive janë përpjekur të mbyllen, ku e fundit është Ora News, pak ditë më parë, gjoja shkelje të masave të distancimit social, por në fakt u kërcënua sepse është një ndër stacionet e mbetura kritike ndaj qeverisë.

Të gjitha stacionet e tjera të mëdha të lajmeve janë në pronësi të biznesmenëve miq të Edi Ramës, ndërsa ai komunikon kryesisht përmes mediave sociale, përfshirë kanalin e tij zyrtar në Facebook, ERTV, burimet e financimit të së cilit mbeten të panjohura për qytetarët.

Organizatat monitoruese të lirisë së medias, si Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF), dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) kanë përsëritur vazhdimisht përkeqësimin e lirisë së shtypit në Shqipëri.

Dënoncimi i tyre arriti kulmin në fund të vitit 2019 dhe në fillim të 2020-ës, kur qeveria Rama në mënyrë të përsëritur u përpoq të miratonte në parlament paketën “Anti-Shpifje“, e cila i jep dy institucioneve shtetërore nën varësi të Këshillit të Ministrave fuqinë për të gjobitur dhe madje mbyllur mediat online pa prova dhe pa asnjë mbikëqyrje të gjykatave.

Rreth të njëjtës kohë, shumica socialiste miratoi një ligj edhe më shqetësues, të ashtuquajtur “Anti-KÇK“. Kjo paketë i hapi rrugë krijimit të një force policore “elitare” që, përveç të tjerash, mund të kryejë mbikëqyrje elektronike dhe kontrolle në shtëpi, si dhe ndalojë dhe shoqërojë ” persona të dyshuar” pa urdhër gjykate.

Ndërsa shkelja e të drejtave të njeriut nën qeverisjen e Edi Ramës nuk është gjë e re, krijimi i një kornize ligjore për heqjen ose pezullimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve shqiptarë nga ekzekutivi është jashtëzakonisht alarmante.

Edi Rama ka shfrytëzuar në mënyrë të pamëshirshme katër momente kyçe për ta arritur këtë. Përkatësisht, vakuumi institucional dhe i kontrollit të krijuar nga e ashtuquajtura “Reforma në Drejtësi” që nga viti 2016, si rezultat i së cilës Shqipëria nuk ka as një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe as një Gjykatë të Lartë funksionale; vendimi i deputetëve të dy partive kryesore të opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre në fillim të vitit 2019, si rezultat i të cilit Shqipëria nuk ka një parlament funksional; zgjedhjet lokale një partiake të mbajtura në qershor 2019, duke i mundësuar Partisë Socialiste të fitojë kontrollin e pothuajse të gjitha bashkive në të gjithë vendin; dhe, së fundi, tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019, dhe pandemia Covid-19 si rezultat i së cilës Shqipëria ka qenë nën një gjendje të jashtëzakonshme që po zgjatet vazhdimisht, ndonjëherë ligjërisht dhe ndonjëherë jo, duke vendosur masa të jashtëzakonshne drakoniane.

Nuk është çudi kur, në kontrast të fortë me karrierën artistike të vetë Edi Ramës, jeta kulturore në Shqipëri është bërë gjithnjë e më e pasigurt.

Burimet e financimit për artistët e pavarur janë të pakta dhe financimi privat bëhet kryesisht i kanalizuar në projektet e qeverisë.

Kështu, ndërsa shumat e panumërta të parave shpenzohen në qendrën e artit bashkëkohor brenda zyrave të Edi Ramës, të gjitha institucionet e tjera kulturore kombëtare janë pa financim dhe të keqmenaxhuara.

Kërcënohet gjithashtu trashëgimia kulturore, veçanërisht trashëgimia arkeologjike romake dhe bizantine e Shqipërisë.

Në mënyrë të ngjashme, shumica e monumenteve të kulturës në Tiranë që datojnë nga periudha otomane janë shkatërruar tashmë në mënyrë që të mundësojnë hapësirë ​​për projekte ndërtimi të sponsorizuara nga qeveria, dhe aktualisht janë duke u zhvilluar plane për prishjen e Galerisë Kombëtare të Arteve, një tjetër pikë referimi të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore.

Prishja e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar më 17 maj 2020, vetëm dy ditë para se të hiqeshin kufizimet e ashpra ndaj COVID-19 në Shqipëri, ishte një pikë pa kthim.

Përfunduar nga fashistët italianë në vitin 1939, ajo shërbente gjithashtu si një kujtesë e rëndësishme për  regjimin  komunist në Shqipëri, me gjyqi e parë komuniste që u zhvillua brenda tij në vitin 1945.

Prishja e Teatrit erdhi pas dy vjet rezistence nga aktorët, shkrimtarët, artistët dhe aktivistët, vetëm disa javë pasi ndërtesa u shpall një nga shtatë vendet më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Evropë nga Europa Nostra, dhe pasi Komisioni Evropian bëri thirrje për dialog për ruajtjen e tij.

Ky veprim u parapri nga disa akte jokushtetuese dhe të paligjshme në nivele të ndryshme të qeverisjes, ndërsa një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe kallëzim për korrupsion kundër transferimit të pronësisë së teatrit nga pushteti kombëtar në atë lokal është akoma në pritje.

Një pjesë e madhe e tokës së publike, mbi të cilën qëndroi Teatri Kombëtar, pritet të shndërrohet në ndërtesë për banesave private dhe qendra tregtare në pjesën më të çmuar të pasurive të patundshme në Tiranë.

Qeveria ka pranuar publikisht se nuk ka buxhet për të rindërtuar teatrin. Kjo ndërtesë, dhe gjithçka që ishte brenda – kostumet, mjetet dhe arkivat e më shumë se tetëdhjetë viteve të historisë së teatrit shqiptar – u rrënuan në mes të natës, të Dielën 17 maj 2020, e shoqëruar nga dhuna policore, mbylljem e rrugëve të komunikimit në zonë, dhe arrestimet e rastësishme.

“Vlerat” dhe “ngjyrat” e punës së Edi Ramës si artist, fjalimet dhe intervistat e tij në skenën ndërkombëtare të artit dhe makineria promovuese që rrethon karrierën e tij ndryshojnë si dita me natëm nga politikat që qeveria e tij po ndërmerr në Shqipëri.

Prandaj, ne, të nënshkruarit, u bëjmë thirrje fuqimisht atyre në bashkësinë ndërkombëtare të artit, praktikat e të cilëve përputhen me politikën përparimtare, praktikat etike të punës dhe angazhimin kritik të shoqërisë civile, të rimendojmë mbështetjen e tyre – vlerën dhe ndershmërinë e këtyre angazhimeve – kur duke bashkëpunuar dhe promovuar punën e një artisti-politikan, veprimet e të cilit shkojnë kundër këtyre angazhimeve dhe që ka treguar se është kundërshtar i idealeve përparimtare, demokratike dhe gjithëpërfshirëse në vendin e tij.

Ne bëjmë thirrje botës së artit ndërkombëtar të solidarizohen me qytetarët, aktivistët dhe artistët e Shqipërisë në dënimin e veprimeve të qeverisë së Edi Ramës, dhe për  reflektim të plotë mbi implikimet etike dhe artistike të ekspozimit dhe mbështetjes së veprës së tij dhe njëkohësisht politikave të tij.

Firmëtarët

Jonida Gashi, akademike, teoria e kulturës, dhe bashkëthemeluese e Qendrës së Artit Bashkëkohor, DebatikCenter, Tiranë;

Vincent W.J. van Gerven Oei, gazetar dhe publikues, The Hague/Tirana/Santa Barbara;

Armando Lulaj, artist dhe regjizor, bashëkthemelues i Qendërs së Artit Bashkëkohor, Tiranë;

Adela Halo, analiste e politikave publike dhe eksperte e antikorrupsioni, kërkuese e histroisë së shekullit të 18 në Universitetin Queen Mary, Londër;

Elvis Hoxhaj, aktivist i të drejtave të njeriut, The Hague/Tiranë;

Raino Isto, editor, ARTMargins Online;

Dritan Hyska, artist, Tirana/Berlin;

Alketa Ramaj, artist, Tiranë;

Ergin Zaloshnja, artist and themeluese i SPUTNIK fanzine, Tiranë;

Pleurad Xhafa, artist dhe bashëkthemelues i Qendërs së artit Bashkëkohor, Tiranë;

Uendy Morava, editore dhe skenariste, Tiranë;

Xheni Karaj, aktiviste e LGBT activist dhe drejtore e Aleanca LGBT, Tiranë;

Eriola Pira, kuratore,Qendra për Artin dhe Politikën Vera List, The New School, New York;

Sonila Meço, produktore, gazetare dhe prezantuese, Tiranë;

Adi Krasta, produktor, gazetar dhe prezantues, Tiranë/Prishtina;

Wolfgang Staehle, artist, New York;

Katerina Kolozova, Drejtori i institutitit të Shekencave Shqoërore dhe Humane në Shkup, Profesor i Filozofisë dhe Epistemologjisë dhe studimeve Gjinore në ISSH dhe Universitetin Amerika, Shkup;

Elvira Dones, shkrimtare, Zvicër;

Vasco Dones, gazetar, Zvicër;

Marco Mazzi, forograf dhe piktor, Firenze;

Neritan Sejamini, editor-in-chief, Exit Albania, Tiranë;

Elidor Mëhilli, Profesor i Associuar, Universiteti i qytetit të New York, New York;

Silvana Toska, Profesore e Associuar, Davidson College, North Carolina;

Adrian Paci, artist, Drejtor i Shkollës së Artit, Shkodër/Milan;

Eni Derhemi, artist, historian arti, dhe kërkues i aritit të periudhës post diktatur, Bologna/Tiranë;

Alice Elizabeth Taylor, gazetare dhe aktiviste e lirë, Tiranë;

Vjosa Musliu, postdoktorante, Free University of Brussels, Belgium;

Barbara Halla, editore, gazeta Asymptote, Tiranë/Paris;

Fatos Lubonja, shkrimtar dhe gazetar, Tirana;

Diana Malaj, shkrimtare dhe bashkëthemeluese e grupit të aktivistëve ATA, Kamëz;

Vasilika Laçi, aktiviste e të drjetave të njeriut dhe grave, Tiranë;

Lori Lako, artist vizual, Firenze/Tiranë;

Besar Likmeta, editor, BIRN Albania;

Gjergji Erëbara, gazetar, BIRN Albania;

Hana Qena, artiste dhe bashkëthemeluese e HAVEIT, Tiranë;

Alketa Sylaj, artist dhe bashkëthemelues i HAVEIT, Prishtina;

Arbërore Sylaj, artist dhe bashkëthemelues i HAVEIT, Prishtina;

Sofia Kalo, antropologe dhe kërkuese, Chicago.

 

Kjo letër u botua fillimisht në Hyperallergic.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>