Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri denoncoi të martën manipulimin e votave nga grupi numurues në KZAZ nr.Nr.79 në Tepelenë.
Përmes një postimi në rrjetin Facebook, Vetvendosje publikoi videon e kamerave të vëzhgimit, ku numurues shihen të shtojnë shenja X në fletët e votimit.
Sipas LVV, krimi zgjedhor u konsumua në datën 26 prill “në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave”.
“Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjekjen penale të menjëhershme për këtë rast nga organet e drejtësisë,” lexon deklarata e Qendrës LVV në Shqipëri.
Lëvizjes Vetëvendosje kërkoi gjithashtu nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre.