Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzon në KQZ firmat për kandidatët Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani

Lëvizja VETËVENDOSJE! dorëzon në KQZ firmat për kandidatët Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani

Pas zyrtarizimit të kandidatit të qarkut të Tiranës, Boiken Abazit, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar ditët e fundit në KQZ nënshkrimet e nevojshme edhe për kandiadtët Iliaz Shehu, qarku Lezhë dhe Kreshnik Merxhani, qarku Gjirokastër.

Kandidatët e Vetëvendosjes do futen në zgjedhje si kandidat të pavarur, jo nën logon e partisë.

“Është një lloj vendimi i dyfishtë që vjen nga një bashkësi qytetarësh dhe nga një subjekt politik siç është VV. Kjo lloj lëvizje që kemi bërë unë dhe VV është kreative dhe vjen në një formë komplet të re,” – është shprehur më herët Shehu.

Shehu është diplomuar për Filozofi në Francë dhe ushtron profesionin e pedagogut.

Ndërsa kandidati tjetër i Vetëvendosjes për qarkun Gjirokastër, Kreshnik Merxhani, është arkitekt dhe specialist i trashëgimisë kulturore shqiptare.

Arsyeja që e ka shtyrë drejt vendimit për të garuar në 25 prill ka qënë pikërisht përvoja në qytetin e Gjirokastrës.

Merxhani ka qënë arkitekti kryesor për hartimin e disa projekteve të rëndësishme, për restarimin dhe rijetëzimin e Kalasë së Gjirokastrës e Libohovës, restaurimin e banesës së Eqerem Çabejt etj.

Marrëdhënia me qytetarët për disa kauza të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, por edhe kontributi im profesional prej 2007 e deri sot, në fushën e trashëgimisë, por jo vetëm, në komplet qarkun,” u shpreh Merxhani në një intervistë të premten në Euronews.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>