Lëvizja Vetëvendosje kritikon Ramën: Marrëdhënia e tij me Serbinë na dëmton

Lëvizja Vetëvendosje kritikon Ramën: Marrëdhënia e tij me Serbinë na dëmton

“Ne [Lëvizja Vetëvendosje] e kemi kundërshtuar dakordimin [mes Serbisë dhe Shqipërisë], pasi është në kundërshtim me interesat e Kosovës.”

Kështu deklaroi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosja Albulena Haxhiu, në një intervistë për KosovaPress.

Duke folur për marrëveshjen e firmosur më 10 tetor në Novi Sad mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, përfaqësuesja e LVV-së sqaroi se ky ‘minishengen’ i shkakton dëm të madh Kosovës, e veçanërisht ekonomisë së saj.

Albulena Haxhiu kritikoi kryeministrin Rama për marrëdhënien e afërt që ka ndërtuar me presidentin serb Vuçiç:

“Shqipëria duhet ta shikojë Serbinë ashtu siç e shikon Kosova. Mendoj që qeverisja aktuale nuk e ka parë Serbinë si Kosova. Këtu na ka shkaktuar jashtëzakonisht dëm të madh.”

Dy javë më parë, kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nënshkruan në Novi Sad një marrëveshje mirëkuptimi për krijimin e një zone për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve midis tri vendeve.

Deri më tani, informacioni dhënë qytetarëve shqiptarë në lidhje  me këtë marrëveshje është i pakët. Në disa prej mediave kosovare, takimi i tre liderëve është komentuar si tentativë për të  eliminuar kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lire mes tre vendeve, duke përjashtuar Kosovën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>