Lëvizja Vetëvendosje mocion mosbesimi për qeverinë Hoti

Nga Exit News
Lëvizja Vetëvendosje mocion mosbesimi për qeverinë Hoti

Të enjten, Lëviza Vetëvendosje (LVV) nisi mbledhjen e firmave për mocionin e mosbesimit kundër qeverisë Hoti. Në një konferencë për shtyp, Rexhep Selimi dhe Arberie Nagavci i LVV-së tha se ata kanë nisur mocionin e mosbesimit pas krizës së koronavirusit në vend dhe përgjgijes së papërgjegjshme të “qeverisë së paligjshme”.

Ata fajësuan qeverinë Hoti për numrin e lartë të infektuarve ose viktimave me koronavirus, dhe për mos pasjen e një plani për rimëkëmbjen e ekonomisë.

LVV listoi si dështim të qeverisë ndalimin e vetingut të gjyqtarëve, zëvendësimin e anëtarëve të bordeve të kompanive publike, heqja e reciprocitetit me Serbinë, ndalimi i fushatës së anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, platformë të dobët për bisedimet me Serbinë, dhe vendosja si negociator i një personi të pazgjedhur.

Mocioni duhet të firmoset nga 40 deputet, një e treta e Kuvendit. Deri tani e kanë firmosur 31 deputet, të gjithë të LVV-së.

PDK ende nuk e ka vendosur nëse do ta firmosë ose jo mocionin.

Mocioni erdhi pas arrestimit të deputetit Arifi, i cili i siguroi votat e nevojshme qeverisë Hoti për të marrë detyrën, gjatë kohës që ishte i dënuar me burg. Çështja po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Largimi i Arifit nga Kuvendi heq shumicën e qeverisë në Kuvend.

1 koment

  1. Fatosi-kosove 8 Gusht, 2020 në 9:52 pm

    Se kosova eshte shume keq kjo ska asnje dileme qe n’a duhet nje qeveri pergjegjese dhe ne krye te detyrave ,biles eshte shume urgjente,por jo ne kete forme i nderuar Albin,sado qe sikur tkisha mundesi hotin kurre sdo doja ta kishim kryeminister e hiq kurre zemajn minister dhe hiq kurre kurre LDK ne qeveri as ne koalicion hiq e hiq dhe kurre kurre osmanken kryetare te kuvendit,ti e bere koalicine me LDK-n dhe ti e bere osmanken kryetare, kuptohet pas frikes se sdo beheshe kryeminister,kurse tash thirrja publike qe i behet PDK-s per mocion vetem nje i qmendur nuk e kupton se eshte nje loje dhe tentative per ta poshteruar PDK e JO per ta rrezuar qeverine sepse doren ne zemer jo ty Albin por VV-s i konvenon nje hot kryeminister dhe nje osmanka kryetare bile bile as shesheli sdo kundershtonte kurre po te pyetej sepse i ka te vet,kurse ti Albin shkaterrove mundesine qe ti tregojme serbise se edhe ne lideret e kosoves armiq pa asnje nevoje mes veti dijme te bashkohemi kur eshte fjala kunder serbise,e ti Albin ju nenshtrove disa tbijve te UDB-ashve te serbise qe te sulmosh e njollosesh ish shoket tu edhe me keq se serbia qe i kerkon çdo dite qe nga vitet 90 e ktej,andaj leri prrallat Albin se zemaj nuk eshte fajtor per pandémine edhe ne serbi,maqedoni,mal te zi, shqiperi,e ne gjithe europén por edhe boten,e keqja kosoves i erdhi me mashtrimet tuja dhe deshiren per ta ndare pushtetin si ne kohen e titos bratstvo jedinstvo,e bafshi me shendet e me marre ter jeten o faqezi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme