Lëvizja“Vetëvendosje!”: Kemi siguruar kuorumin për zgjedhjen e presidentit

Nga Exit News
Lëvizja“Vetëvendosje!”: Kemi siguruar kuorumin për zgjedhjen e presidentit

Kreu i grupit parlamentar të Levizjes “Vetëvendosje!”, Mimoza Kusari-Lila ka thënë, në një deklaratë për Radio Evropa e Lirë, se janë siguruar 80 votat e nevojshme të deputetëve, për kuorumin e votimit të presidentit të Kosovës.

Sipas njoftimit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca seanca do t’i vazhdojë punimet për zgjedhjen e presidentit të vendit të dielën në orën 17:00.

Të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në 2 votime, Kuvendi nuk arriti të zgjedh presidentin e vendit.

Në këto dy votime morën pjesë përkatësisht 78, 79 deputetë, nga 80 deputetë, që është numri i nevojshëm i dëputetëve të pranishëm për zgjedhjen e presidentit.

Nëse ky numër nuk plotësohet në raundin e parë dhe të dytë, votimi përsëritet.

Në garë për president, Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Vjosa Osmani- Sadriu.

Kandidati përballë saj është Nasuf Bejta.

 

Nëse zgjedhja e presidentit dështon sërish, Kosova do duhet të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme.

 

 

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme