Lëvizje masive e ish-muxhahedinëve iranianë nga Iraku në Shqipëri

Lëvizje masive e ish-muxhahedinëve iranianë nga Iraku në Shqipëri

Në një komunikim administrativ të datës 13 gusht të drejtuesve të Kampit Liri (Liberty Camp) në Bagdad, bëhet e ditur se gjatë dy javë të fundit u realizua një lëvizje masive e ish-muxhahedinëve iranianë nga Bagdadi në Shqipëri.

Lëvizja është pjesë e vendosjes së përhershme në Shqipëri të më shumë se 2 600 muxhahedinëve iranianë, pjesë e një marrëveshje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare. (Për më shumë lexo këtu, këtukëtu dhe këtu.)

Për arsye sigurie komunikata nuk jep detaje të numrit “masiv” të muxhahedinëve të transferuar, por nisur nga vlerësime të burimeve të ndryshme që monitorojnë lëvizjen, mendohet se mund të jenë transferuar mbi 200.

Nga ana logjistike lëvizja po realizohet nga organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR.

Shqetësimi kryesor gjatë transferimit ka qenë mos lejimi nga forcat qeveritare të sigurisë irakiane që muxhahedinët të marrin me vetë pasuri personale me përjashtim të rrobave të trupit. Frocat irakene nuk u kanë lejaur atyre të marrin as sendet të lehta personale, të tilla si laptopë, vegla muzikore apo aparatë fotografike, të cilat u janë sekuestruar në portën dalëse të kampit.

Qeveria amerikane në bashkëpunim me UNHCR-në kanë përshpejtuar javët e fundit transferimin e muxhahedinëve nga Bagdadi në Tiranë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre.

Tashmë transferimi i plotë i mbi 2 600 muxhahedinëve në Tiranë do të përfundojë para fundit të vitit, sic ishte parashikuar më herët. Disa sulme apo kërcënime për sulme ndaj kampit ku mbahen muxhahedinët, kanë rritur shqetësimin për sigurinë e jetës së tyre, të cilët ruhen nga forca amerikane të siguris.

Transferimi i muxhahedinëve u bë i domosdoshëm për të mbyllur Kampin Liberty në Bagdad, kampi kryesor ushtarak amerikan në Irak, si pjesë e tërheqjes së plotë të ushtrisë amerikane nga Iraku, që ishte një premtim i rëndësishëm i presidencës Obama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>