Lezhë — Arrestohet kryebashkiaku Frroku

Lezhë — Arrestohet kryebashkiaku Frroku

Fran Frroku, Kryetari i Bashkisë Lëzhë u arrestua sot. Ai akuzohet për shpërdorim detyre për fallsifikimin e pronave tek “Rana e hedhun”. Policia arrestoi edhe nënkryetarin e kësaj bashkie Enver Hafizaj.

Prokuroria e Lezhës sekuestroi në korrik të 2017, 285 mijë metra katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun. Sipërfaqja e tokës, e ndarë në pesë parcela dhe e regjistruar në emër të pjestarëve të familjeve Gjini, Frroku dhe Tinaj, dyshohet se është marrë në mënyrë të paligjshme.

Hetimi i prokurorisë nisi pas padisë së një personi i cili pretendon se prona e tij është regjistruar në emër të personave të tjerë.

Sipas prokurorisë personat të cilët e kanë përfituar tokën sipas ligjit 7501/1991 për tokën kanë kryer një sërë shkeljesh, të tilla si:

Ata nuk bëjnë pjesë tek familjet që ishin anëtare të ish kooperativave bujqësore të kësaj zone, të përfshira nga ligji I tokës 7501/1991.

Ata kanë ndryshuar në mënyrë të paligjshme zërin kadestral të tokës nga tokë pyjore — e përjashtuar nga ndarja e tokës sipas ligjit 7501— në tokë bujqësore.

Prona është regjistruar në hipotekë gjatë dy muajve të fundit, pas vendimit të Bashkisë dhe Qarkut Lezhë për ndryshim të destinacionit të tokës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>