‘Libri i llogarive të shtetit, spektakolar’ – Rama për Eurobondin

Nga Exit News
‘Libri i llogarive të shtetit, spektakolar’ – Rama për Eurobondin

Kryeministri Rama njoftoi se ka ardhur përgjigje pozitive për Eurobondin me vlerë 650 milionë euro që qeveria kërkoi të emetojë në qershor.

“Përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!” – shkruan Rama.

Lajmin e ndau duke vijuar një debat me gazetarin Andi Bushati një ditë më parë.

“Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur. Nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!” – shkruan Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>