Liderët e Bashkimit Europian kanë dakordësuar vendosjen e sanksioneve mbi një numër të papërcaktuar zyrtarësh turq dhe entiteteve të përfshira në kërkimin për gaz në Mesdhe.
Ata anashkaluan marrjen e vendime më të mëdha, si do ishte tarifa tregtare apo një embargo armësh, për një moment të dytë, për te patur mundësi për një konsultim paraprak me administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Vendimi zhgënjeu Francën, Greqinë dhe Qipron, që po prisnin një aksion më urgjent për të shprehur mos dakordësinë e unionit ndaj politikave të jashtme të Turqisë.
Këtë vendim të liderëve europianë, ministria e jashtme turke e quajti “të jashtëligjshme”.
Emrat e atyre që do të përballen me sanksionet e vendosura do të publikohen në javët në vijim nga shefi i politikave të jashtme në BE, Joseph Borell.