Liderët e botës përshëndesin armëpushimin mes Palestinës dhe Izraelit

Nga Exit News
Liderët e botës përshëndesin armëpushimin mes Palestinës dhe Izraelit

Udhëheqësit botërorë kanë përshëndetur armëpushimin e arritur në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe u zotuan të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës pas bombardimeve izraelite ku humbën jetën më shumë se 230 persona.

Në një dalje për media, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, u zotua të vazhdojë me “diplomacinë tonë të qetë dhe të pamëshirshme” drejt një zgjidhje afatgjatë, duke shtuar se : “Unë besoj se kemi një mundësi të mirëfilltë për të bërë përparim.”

Në Twitter të premten herët, Presidenti egjiptian Al-Sisi falenderoi Biden dhe tha se ai ndan të njëjtin qendrim me të: diplomaci për menaxhimin e konfliktit Izraelito-Palestinez.

Sekretari i jashtëm britanik Dominic Raab tha: “Të gjitha palët duhet të punojnë për një armëpushimin të qëndrueshëm dhe t’i japin fund ciklit të papranueshëm të dhunës dhe humbjeve të jetëve”, duke shtuar se Britania mbështet “përpjekjet për të arritur paqen”.

Në orët e para të së premtes, në Gaza qytetarët festuan për të shënuar armëpushimin pas një bombardimi ku u vranë 232 njerëz, përfshirë 65 fëmijë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>