Lideri serb i Bosnjes Dodik akuzon Bidenin se urren serbët

Nga Bledar Qalliu
Lideri serb i Bosnjes Dodik akuzon Bidenin se urren serbët

Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, serbi Milorad Dodik e ka quajtur kandidatin presidencial të SHBA-ve, Joe Biden si person që “urren serbët”, njoftoi të premten TV lokale N1 News.

Dodik nxiti serbët amerikanë të votojnë për kundërshtarin e Biden, Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit.

“Serbët ndoshta nuk duhet të votojnë për Biden, i cili urren serbët dhe mbledh rreth vetes ata që, nëse vijnë në pushtet, me siguri do të drejtojnë gjithçka kundër komunitetit tonë në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në një kuptim politik edhe kundër kroatëve,” ka thënë Dodik.

Kohët e fundit, Biden shprehu pikëpamjen e tij në aktivitetin për përkujtimin e 25 vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, në të cilin trupat serbe masakruan 8,372 civilë të pafajshëm boshnjakë myslimanë në një sulm që zgjati rreth 10 ditë.

Ai konfirmoi mbështetjen e tij për integritetin territorial të BiH, të cilin Dodik vazhdimisht kërcënon ta zhbëjë duke e shkëputur Republikën Sprska nëse i jepet mundësia.

Biden ishte gjithmonë ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në BiH para masakrës së Srebrenicës, pas së cilës deputeti Aleksandar Vuçiç, tani presidenti i vendit, ishte midis atyre që kërcënuan bashkësinë ndërkombëtare për të mos u hakmarrë ndaj Serbisë.

“Për çdo serb të vrarë, ne do të vrasim 100 muslimanë,” Vuçiç kërcënoi botën në parlament disa ditë pas masakrës.

Biden ka premtuar të kërkojë që të vendoset drejtësi për viktimat në Srebrenicë dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve.

Nëse zgjidhet, ai gjithashtu ka premtuar se do të kërkojë drejtësi për tre vëllezërit shqiptarë amerikanë të ekzekutuar nga shteti serb gjatë kohës që ishin në në paraburgim në 1999.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>