Teksa duket se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe PS, LSI e partitë e tjera do të garojnë të vetme, gjasat më të mëdha janë që Partia Socialiste do të zërë shumicën e vendeve në parlamentin e ardhshëm.
Nëse supozojmë se kemi të njëjtin numër votash për çdo subjekt politik si në 2013-ën, shpërndarja e 140 vendeve në Kuvend mund të shkojë drejt këtyre shifrave:
Kjo do të thotë se Partia Socialiste mund të formojë e vetme qeverinë dhe mund të votojë në parlament të gjithë nismat ligjore të propozuara prej saj.
Me shumë gjasa, në parlamentin e ri pas zgjedhjeve të qershorit, do të rikthehen për rivotim të gjith projektligjet dhe nismat e qeverisë Rama, që momentalisht kanë mbetur pa u votuar, qoftë për shkak të protestave të qytetarëve, të mossigurimit të numrit të nevojshëm të votave apo mosdekretimit nga Presidenti Nishani.
Disa prej këtyre ligjeve janë:
- Ligji për importin e mbetjeve -Ligji i miratuar në shtator 2016, me 63 vota pro – pavarësisht protestave të qytetarëve – nuk u dektetua nga Presidenti Nishani. Që prej tetorit 2016, në shkelje të çdo lloj procedure, Kuvendi ende nuk është shprehur për ligjin e mbetjeve.
- Neni 449 – Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan me votat e mazhorancës. Pas kundërshtive të qytetarëve, Presidenti Nishani deklaroi se nuk do ti dekretonte keto ndryshime. Neni, i cili nuk lejon rihapjen dhe rigjykimin e çështjeve gjyqësore, u votua në parlament në prill 2017. Ligji u miratua vetëm me votat e maxhorancës.
- Projektligji për publikimet e komenteve online – Ky projektligj, i propozuar fillimisht nga deputetja Bregu, dhe i “ricikluar” nga qeveria Rama nuk u miratua pasi hasi në reagime të ashpra nga gazetarë dhe opinioni publik. Projektligji u cilësua si përpjekje për të censuruar median dhe për të kufizuar fjalën e lirë.