Ligji i medias shqetësimi kryesor i gazetarëve, përgjigjet Rama dhe Linde

Nga Exit News
Ligji i medias shqetësimi kryesor i gazetarëve, përgjigjet Rama dhe Linde

Në konferencën për shtyp, të mërkurën, mes Kryeministrit Rama dhe minsitres së Jashtme suedeze Linde, pyetjet e gazetarëve ishin të përqendruara në ligjin e medias, të quajtur ndryshe paketa anti-shpifje.

Këtyre pyetjeve, Ministrja Linde theksoi rëndësinë e “mbrojtjes së lirisë së medias”. Ajo e këshilloi qeverinë “të konsultohet me gazetarët dhe shoqërinë civile për ligjin e medias. Liria e medias është e drejta bazike për një vend demokratik”.

Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se ligji i ri do të miratohen bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ai i quajti të rreme deklaratat e gazetarëve se qeveria po miraton një ligj për t mbyllur gojën e gazetarëve:

“Ligji është i konsultuar me OSBE dhe i miratuar nga OSBE, ndërkohë tani po bëhet adoptimi i rekomandimeve të komisionit të venecias. Jo për të mbyllur gojën gazetarëve por për të krijuar një mjedis etik”.

Ai tha se kërkesa kryesore për rregullimin e mjedisit të medias i ka ardhur nga biznesmenët të cilët shantazhohen nga media:

“Njerëzit e biznesit shantazhohen përditë. Ne e dërguam ligjin në Komisionin e Venecias, i cili ka bërë rekomandimet e saj, të cilat do ët trajtohen një nga një.

Sepse në këtë xhungël dezinformii, sulmi kundër njerëzve, dhe keqedukimit të të rinjve, përmes shkeljes së përditshme të etikës së medias, njerëzit duhet të kenë të drejtën të kërkojnë llogari përpara gjykatës që i sulmon dhe fshihet pas anonimatit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>