Një grup qytetarësh po kalojnë natën para godinës së Kuvendit në pritje të seancës së nesërme për shqyrtimin e ligjit të importit të plehrave.
Përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) dhe qytetarë të tjerë u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mblidhen nesër në orën 10 përpara Kuvendit për të protestuar kundër miratimit të këtij ligji.
Ligji, i cili u miratua me 63 vota të shumicës, po shqyrtohet për të dytën herë në Kuvend pasi Presidenti Nishani vendosi, pak javë më parë, mos dekretimin dhe kthimin e tij për rishqyrtim në Kuvend.
Ju mund ta ndiqni drejtpërdrejtë këtë protestë në këtë lidhje.
Artikuj të lidhur:
Historiku i ligjit për importin e plehrave – Exit shpjegon
Rrëfehet sharlatani i parë: Nuk dimë asgjë për importin e plehrave