Ligji për rregjistrimin e pronarëve të kompanive mund të mbetet në letër

Nga Exit News
Ligji për rregjistrimin e pronarëve të kompanive mund të mbetet në letër

Parlamenti miratoi në korrik 2020 ligjin për ‘Pronarët Përfitues’, i cili synon të bëjë transparent të gjithë pronarët e kompanive dhe organizatave që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.

Ligji do të zbatohet për të gjitha bizneset/kompanitë dhe organizatat jofitimprurëse që janë në Shqipëri ose që kanë degë të tyre në vendin tonë. Ai erdhi si rekomandim i Money Val për të parandaluar pastrimin e parave në Shqipëri.

Exit sjell në mënyrë të përmbledhur ligjin.

Pronarët përfitues siç e cituam dhe më sipër janë të gjitha bizneset dhe ojf-të, të cilat kanë detyrimin të rregjistrojë pronarët e kompanisë apo anëtarët e bordeve në organizata në Rregjistrin e Pronarëve Përfitues.

Nga ky ligj përjashtohen tregtarë-persona që ushtrojnë aktivitet tregtar por nuk janë kompani, kompanitë në pronësi të shteti, komunitetet fetare dhe partitë politike.

Kështu qytetarët do të kenë të mundur nëpërmjet këtij rregjistri që të kërkojnë informacion mbi çdo kompani dhe ojf, pasi ai do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë.

Ndryshimi që sjell ky ligj i referohet transparencës në lidhje me organizatat jofitimprurëse, lista e të cilave nuk është e aksesuseshme për qytetarët.

Çdo pronar përfitues duhet të rregjistrojë pranë QKB çdo pronar të tij apo anëtar bordi, në të kundër do të gjobitet nga QKB.

Por në një intervistë për Reporter, ekonomistët Pano Soko dhe Zef Preçi u shprehën se ky rregjistër mund të mos ndërtohet asnjëherë apo mund të mbetet peng i VKM-ve.

Soko tha se:

“Unë nuk e di a do të ndërtohet ndonjëherë ky regjistër. U ligjërua që do të ndërtohet, por nuk e dimë nëse do të mbetemi peng i VKM-ve, i urdhrave të ministrit, siç ka ndodhur rëndom me shumë ligje të tjera” 

Prençi pohoi  se:

“Jam pesimist që regjistri mund të përmirësojë situatën. Ne kemi nevojë për ndryshimin e mënyrës së qeverisjes”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>