Ligji për zgjedhjet, LDK dhe shoqëria civile e quajnë të njëanshëm

Nga Exit News
Ligji për zgjedhjet, LDK dhe shoqëria civile e quajnë të njëanshëm

Qeveria e Kosovës miratoi ligjin për zgjedhjet dhe e dërgoi atë për votim në Kuvend. Ky ligj sipas LVV mundëson votimin e emigrantëve në në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, duke lehtësuar pjesmarrjen e tyre në zgjedhje. Por ky ligj u kundërshtua nga LDK, partia më e madhe e opozitës dhe organizatat e shoqërisë civile.

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të tërhiqet nga nisma për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Ato i quajnë ndryshimet e propozuara nga LVV “parciale dhe nuk i adresojnë të metat e këtij ligji”, dhe qasja e tillë u shërben vetëm interesave të ngushta partiake.

“Edhe pse vendi ka nevojë të ketë reformim të legjislacionit zgjedhor, kjo nuk e arsyeton urgjencën me të cilën po tentohet të ndryshohet Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme”, shkruhet në letrën dërguar LVV-së nga shoqëria civiel.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK i kërkoi Kurtit të heqë ka dorë nga ndryshimi i Ligjit të zgjedhjeve, pasi qeveria po e “shantazhon opozitën” përmes këtij ligji.

“Shantazhi i sotëm lë të kuptohet se Kurti ose nuk dëshiron të zgjidhë ketë çështje ose dëshiron të krijojë destabilitet politik për të fshehur paaftësinë e tij për t’u përballur me probleme të mëdha të cilat ka premtuar se do t’i zgjidhë dhe për të cilat e kanë votuar qytetarët”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media të mbajtur në mbërmjen e së premtes.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës e ka kushtëzuar votimin e presidentit të ri të vendit me votimin e këtij ligji. Ai u shpreh se në fillim do të votohet ligji dhe më pas do të votohet presidenti. Kurti i kërcënoi partitë duke thënë nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente, vendi shkon në zgjedhjet të parakohshme.

Artikulli u bazua artikujt e botuar nga Radio Evropa e Lirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>