Ligjvënësit kundërshtojnë pasaportën e vaksinimit në Britani

Nga Exit News
Ligjvënësit kundërshtojnë pasaportën e vaksinimit në Britani

Më shumë se 70 ligjvënës britanikë kanë shprehur kundërshti ndaj futjes së të ashtuquajturës pasaporta e vaksinimit, që qeveria ka propozuar për të ndihmuar hapjen e ekonomisë.

Qeveria po shikon idenë që t’u kërkojë njerëzve të tregojnë provën e vaksinimit kundër COVID-19 për të hyrë në hapësira të mbushura me njerëz, raporton Reuters.

Të premten Johnson deklaroi se një kombinim faktorësh – nëse njerëzit e kanë kaluar sëmundjen, janë vaksinuar ose kanë bërë testin COVID-19 – do t’u jepte bizneseve besim.

Kështu që këto tri gjëra që punojnë së bashku, mendoj se do të jenë të dobishme, ndërsa ecim përpara,” tha Johnson.

Por ka pasur shqetësime në rritje në Partinë e tij Konservatore, si dhe ligjvënës të opozitës, bashkë me grupe të të drejtave civile, në lidhje me perspektivën e certifikatave të vaksinimit.

“Jemi kundër përdorimit përçarës dhe diskriminues të çertifikimit të statusit COVID, për t’u mohuar individëve akses në shërbime të përgjithshme, biznese ose punë“, shkruhej në një deklaratë të nënshkruar prej më shumë se 70 ligjvënësish nga i gjithë spektri politik.

Sipas planit të qeverisë  pub-et do të lejohen t’u shërbejnë njerëzve jashtë më vonë këtë muaj, me një lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve në mes të majit, përpara se të gjitha masat të hiqen afër fundit të qershorit.

LEXO  India, pezullon eksportin e AstraZenca-s me rritjen e rasteve me Covid

Johnson sugjeroi muajin e kaluar që disa biznese mund t’u kërkojnë klientëve të tregojnë certifikatë vaksinimi para së t’u shërbëjnë.

Ministri i kulturës Oliver Doëden, ndërkohë, ka thënë se çertifikata të tilla mund të ndihmojnë për të rikthyer sa më shumë njerëz në kinema.

Asnjë vendim nuk është marrë ende dhe Johnson ka udhëzuar  ministrin Michael Gove, të rishikojë rolin e mundshëm të çertifikatave, duke thënë se ka çështje të thella dhe komplekse etike që duhen parë. Gove pritet të raportojë së shpejti.

Më shumë se 31 milion britanikë tashmë kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës në programin më të shpejtë të vaksinimit në Evropë.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>