Të hënën, gjykata e Elbasanit vendosi masën e arrestit ‘burg pa afat’ për dy të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit Regis Runaj në Elbasan, në 29 korrik.
Prokuroria dyshon se dy të arrestuarit janë vrasës me pagesë dhe janë të përfshirë dhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, mik me Runajn, në 20 korrik, po në Elbasan.
Nuk dihen ende arsyet e vrasjeve të Runajt dhe Ramazanit. Prokuroria po heton nëse viktimat dhe të arrestuarit janë të përfshirë në bandit e drogës në Elbasan.
Muajt e fundit, Elbasani është kthyer në një zonë problematike për sa i përket përplasjeve mes bandave.