Lind një fëmijë me antitrupa të Covid-19

Nga Exit News
Lind një fëmijë me antitrupa të Covid-19

Një grua nga Singapori, e cila ishte infektuar me Covid-19 në mars kur ishte shtatzënë, ka lindur një fëmijë me antitrupa kundër virusit. Kjo ngjarje tregon se antitrupat mund të transmetohen nga nëna tek fëmija.

Reuters shkruan se nëna ka shfaqur simptma të lehta të Covid-19. Ajo ka qendruar për dy javë në spital.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk dihet ende nëse një grua shtatzënë me Covid-19 mund ta kalojë virusin tek fetusi ose të fëmija e saj gjatë lindjes.

Deri më sot, mjekët nuk kanë gjetur shenja të virusit në lëngjet përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>