Linjat ajrore britanike padisin vendimin e qeverisë për karantinimin e pasagjerëve

Nga Exit News
Linjat ajrore britanike padisin vendimin e qeverisë për karantinimin e pasagjerëve

British Airways, easyJet dhe Ryanair kanë paditur në gjykatë vendimin e qeverisë britanike për vendosjen e karantinës, për 14 ditë, për pasagjerët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, nga vendet me risk të lartë infeksioni.

Padia u dorëzua ditën e enjte. Kompanitë ajrore kërkojnë të dijnë justifikimin shkencor ku është bazuar vendimi i qeverisë. Ato mendojnë se nuk ka asnjë bazë shkencore, dhe janë kundra planit të qeverisë britanike për të trajtuar ndryshe pasagjerët që vijnë nga vende me numër të vogël të rasteve me koronavirus.

Vendimi i karantinimit të pasagjerëve për 14 ditë hyri në fuqi ditën e martë më 9 maj. Ky vendim vlen për të gjithë pasagjerët përfshirë britanikët, shtetasit e huaj, pasagjerët tranzit dhe pasagjerët nga Irlanda, nga ishulli “Isle of Man” dhe Ishujt e Kanalit.

Qeveria e justifikoi planin e saj si një masë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Publikuar në Politico.eu/Përshtatur nga Exit News

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme