Linjë ajrore shqiptare, një tjetër projekt i dyshimtë i qeverisë

Linjë ajrore shqiptare, një tjetër projekt i dyshimtë i qeverisë

Qeveria turke do të ndihmojë në ngritjen e një linje ajrore shqiptare. Kështu deklaroi Kryeministri Rama sot në një konferencë për shtyp, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Turkish Airlines.

Zoti Rama u shpreh se i është “mirënjohës Presidentit të Turqisë, por edhe drejtuesit ekzekutiv të Turkish Airlines që po na japin një ndihmë të vyer, jemi afër finalizimit te projektit”.

Gjithashtu, ai u shpreh se kjo linjë e re do të ulë çmimet e fluturimeve dhe do të përmirësojë shërbimin ndaj klientit.

Kryeministri nuk foli për koston e projektit dhe as burimin e financimit të tij, duke e lënë të paqartë se çfarë merr përsipër Presidenti Erdogan dhe çfarë qeveria shqiptare.

E paqartë është edhe nëse kjo linjë ajrore do të menaxhohet nga shteti apo do të jetë një tjetër projekt i partneritetit publik privat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>