Zona përreth Liqenit të Ohrit si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut mbeti në listën e pasurive të mbrojtura nga UNESCO, por do të monitorohet rreptësisht.
Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në seancën e 44-të plenare të mbajtur në Kinë vendosi t’i japë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë një afat shtesë për të vepruar në përputhje me rekomandimet e Misioneve Reaktive të UNESCO-s.
UNESCO e përshkruan Liqenin e Ohrit si një “fenomen natyror superlativ” dhe një strehë për një numër të madh të specieve endemike të florës dhe faunës. Disa prej tyre datojnë nga periudha terciare, e cila është më shumë se 66 milion vjet më parë.
Ajo është gjithashtu shtëpia e një prej vendbanimeve më të vjetra njerëzore në Evropë. Për më tepër, është shtëpia e manastirit më të vjetër sllav, më shumë se 800 ikona bizantine nga shekulli 11-14 dhe mbetjet e ndryshme të vendbanimeve parahistorike. Ekziston edhe një kishë në gadishullin Lin që daton nga mesi i Shekullit VI.
Por rajoni ka qenë nën kërcënim për mjaft kohë. Në janar, UNESCO riklasifikoi përsëri qytetin e Ohrit si të rrezikuar, pas 18 muaj paralajmërimesh paraprake. Organizata pretendoi se Maqedonia e Veriut kishte bërë pak për të rregulluar çështje të ndryshme dhe shfaqjen e kërcënimeve të reja.
Çështje të tilla si zhvillimi i papërmbajtur, mungesa e reagimit ndaj ndërtimeve të paligjshme dhe shkatërrimi i natyrës dhe ekosistemit u emëruan si disa nga problemet kryesore. UNESCO shtoi se kishte një mungesë të vetëdijes nga vendasit dhe autoritetet në lidhje me nevojën për të ruajtur trashëgiminë e tyre dhe vlerat natyrore të zonës.
UNESCO gjithashtu ka kërkuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të koordinohen së bashku për të forcuar mbrojtjen ligjore. Kjo përfshin zgjidhjen e çështjes së ujërave të zeza, krijimin e një moratoriumi të zhvillimit bregdetar dhe urban, krijimin e një inventari të ndërtimeve të paligjshme dhe shkatërrimin e atyre që paraqesin një kërcënim për zonën.
Vendimi u parapri nga një diskutim shtesë tre-ditor i Komisionit të Trashëgimisë Botërore me komisionet e Bosnjës dhe Hercegovinës, Norvegjisë, Rusisë dhe Bahreinit për të pajtuar qëndrimet e kundërta mbi propozimin e Bosnjës për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dy vjet shtesë për të përmbushur rekomandimet e përfshira në Raportet e UNESCO-s.