Liria e shtypit çështje urgjente, gazetarë e aktivistë letër të hapur për organizatat ndërkombëtare

Nga Exit News
Liria e shtypit çështje urgjente, gazetarë e aktivistë letër të hapur për organizatat ndërkombëtare

Gazetarë shqiptarë, shoqëria civile dhe avokatët i kërkojnë BE-së, Këshillit të Europës, OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare t’i ndihmojnë të luftojnë kapjen e shtetit dhe kontrollin e mediave shqiptare si një çështje me urgjencë.

Në një letër të hapur gazetarët dhe aktivistët kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga krijimi i Agjencisë së Medias dhe Informacionit (AMI) dhe të anulojë përfundimisht planet për të miratuar të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje”.

Kërkesa për organet ndërkombëtare vjen pak kohë pasi kryeministri Rama shpalli krijimin e AMI-t, agjencisë publike që pritet të marrë kontrollin e komunikimit me mediat dhe përgjigjen ndaj çdo pyetjeje, kërkese për koment, apo kërkesë për intervista ndaj qeverisë.

Krijimi i AMI-t vjen në një kontekst shqetësues sa i takon lirisë së shtypit në Shqipëri, theksohet në letër, duke vënë në dukje emërimin në krye të AMA-s të Ermela Krasniqit, ish-ndihmëse e komunikimit në PS dhe raportimin se Endri Fuga, drejtori i komunikimit të kryeministrisë pritet të drejtojë AMI-n.

Vlen të përmendet se paketa e ashtuquajtur “anti-shpifje”, e kritikuar ndërkombëtarisht edhe nga BE dhe komisioni i Venecias, mund të kalohet nga momenti në moment nga parlamenti me një shumicë të thjeshtë votash, të cilat PS i ka.

“Ne ju bëjmë thirrje që të kërkoni nga qeveria shqiptare të ndalojë planet e saj për Agjencinë e Medias dhe Informacionit. Ne gjithashtu bëjmë thirrje që anulimi i paketës anti-shpifje të jetë një kusht për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE, dhe që liria e medias dhe sundimi i ligjit të bëhen një kriteret bazë për të matur përparimin e Shqipërisë…Pa mbështetjen tuaj, aftësia për të bërë punën tonë dhe për të siguruar informacion transparent, faktik dhe për të mbajtur përgjegjësinë, bëhet edhe më pak e mundur”, mbyllet letra e gazetarëve dhe aktivistëve për lirinë e shtypit.

LEXO  Rama: Media e pabesueshme, shkel dinjitetin e njerëzve nga mëngjesi në darkë

 

Kërkesa u mbështet nga:

Exit News, Qendra Res Publica në Shqipëri, BIRN, Citizens’ Channel Albania, Këshilli Shqiptar i Medias, Rrjeti [email protected], Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Qendresa Qytetare, Qendra për Zhvillim dhe Demokratizim të Institucioneve, Politico.al, Nisma Thurje, Isa Myzyraj, Redaktore dhe gazetare në Ora News, Lindita Cela, gazetare investigative, Redon Meksi, avokat dhe aktivist, Endri Tafani, avokat dhe aktivist, Nertila Spiri, drejtori informacioni Faxnews Renaldo Salianji, gazetar Euronews, Andi Tepelena, aktivist, Endri Tafani, avokat dhe aktivist, Ervin Goci, ekspert i medias dhe aktivist

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme