Lirimi i Endrit Dokles, gjyqtarja Hoxha nuk ka vepruar e vetme

Nga Exit News
Lirimi i Endrit Dokles, gjyqtarja Hoxha nuk ka vepruar e vetme

Lirimin i të dënuarve me burgim të përjetshëm nuk është vetëm atribut i një gjyqtareje. Ligji shqiptar parashikon bashkëpunimin e disa institucioneve, të cilat ndihmojnë gjyqtaren të japë një vendim për lirimin me kusht ndaj tyre.

Mbas kërkesës së të dënuarit, gjykata kërkon një raport nga drejtori i burgut mbi sjelljen e personit. Gjykata analizon të gjitha të dhënat nga ky raport dhe merr një vendim për lirimin ose jo të të dënuarit.

Skema për lirimin e Endrit Dokles

Në vitin 2019, gjyqtarja Hoxha vendosi të ulte dënimin e anëtarit të bandës së Durrësit nga burgim të përjetshëm në 25 vite burg.

Sipas ligjit për trajtimin e të burgosurve, kërkesa për ulje të dënimit bëhet nga vetë i dënuari, avokati i tij ose drejtori i burgut vetëm kur ata kanë sjellje të mirë dhe marrin pjesë në aktivitetet të ndryshme të cilat ndihmojnë në rehabilitimin e sjelljes.

Për të vërtetuar sjelljen e të dënuarit kërkohet një rekomandim i drejtori të burgut. Drejtoria e Burgut të Fushë Krujës, në rastin e Dokles kishte hartuar një raport pozitiv, mbi bazën e të cilit u dha vendimi për uljen e dënmit.

Në janar 2020 gjyqtarja Hoxha pranoi kërkesën e Dokles për lirim me kusht.

Gjyqtarja justifikoi vendimin e saj dhe me faktin se i burgosuri kishte siguruar një kontratë pune në firmën Mateo Konstruksion, në pronësi të Agim Cakos.

Sipas ligjit, Dokle duhet të ishte në kontakt me shërbimin e provës, institucion ky që raporton vazhdimisht për sjelljen dhe aktivitetin e të liruarve me kusht. Ky institucion ka për detyrë të informojë gjykatën mbi veprimtarinë e të liruarit me kusht.

Pra, Shërbimi i Provës është institucioni kryesor në bazë të të cilit gjykata vendos për vazhdimin ose jo të lirimit me kusht.

Kjo është e njëjta skemë e përdorur për lirimin e Hekuran Billës, Genc Tafilit dhe Ilir Pajës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>