Lirohen nga burgu mjekët që operuan të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Laç

Nga Exit News
Lirohen nga burgu mjekët që operuan të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Laç

Gjykata e Apelit Tiranë ka lehtësuar, të hënën, masën e sigurisë për dy mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku, të cilët akuzohen se mjekuan në mënyrë të paligjshme Eduart Lamajn, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy personave.

Nga ‘arrest me burg’, mjekët tani janë në ‘detyrim paraqitje në policinë gjyqësore’.

Mjekët u arrestuan në 23 qershor. Ata mjekët akuzohen për veprat penale ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Eduard Lamaj është autori i dyshuar i atentatit ndaj dy biznesmenëve në Laç, në fund të majit.

Ai kishte marrë një plagë, shkaktuar nga armë zjarri por për shkak se kërkohej nga policia, nuk kishte shkuar në spital.

Pasi gjendja shëndetësore e tij ishte përkeqësuar, ai kishte rënë darkord me dy mjekët, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, që ta operonin Lamajn, pa e referuar ngjarjen në polici. Në këmbim të kësaj mjekët do të merrnin 10 mijë euro.

Mjekët e operuan Lamajn në një spital privat në Tiranë, por policia e zbuloi ngjarjen duke vëzhguar vizitat shpeshta të familjarëve të Lamajt në spital.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>