Gjykata e Posaçme e Apelit lirojë nga burgu mjekut Edvin Prifti. Trupa gjykuese është e përbërë nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj. Gjykata ka lënë në fuqi vendimin për pezullim nga detyra.
Mjeku Prifti apeloi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë arrest me burg si dhe sekuestrimin e parave. Ai kërkon ndryshim të masës në detyrim paraqitjeje si dhe kthim të parave të sekuestruara pasi ato janë të ligjshme.
Prifti argumentoi se sekuestrimi i tyre është bërë në mënyrë të paligjshme, sepse ato janë gjetur gjatë kontrollit në çantën e tij. Kjo gjë është bërë sipas mjekut pa vendim gjykate.
Mjeku Prifti janë të arrrestuar nga SPAK për korrupsion.