
Dorëheqja e Gent Cakajt nga posti i zëvendësministrit të jashtëm është paraprirë nga largimi i një tjetër zëvendësministri nga e njejta ministri.
Sokol Dedja është liruar nga detyra më 24 dhjetor ndërsa vendimi është botuar sot në Fletoren Zyrtare.
Aktualisht, ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vetëm një zëvendësministër, Agron Taren.
Kryeministri Rama njoftoi sot se vendin e tij në krye të punëve të jashtme do ta zërë Olta Xhaçka.