“Lironi Xhisielën”, sot në 17:30, qytetarët protestojnë përpara Kryeministrisë

“Lironi Xhisielën”, sot në 17:30, qytetarët protestojnë përpara Kryeministrisë

Sot në orën 17:30, qytetarë e aktivistë do të protesojnë përpara Kryeministrisë, në shenjë solidalizimi me Xhisiela Malokun, 25 vjeçaren e dhunuar nga djalir I deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Nën parrullat “Heshtja vret” dhe “ Lironi Xhisielën”, organizatoret e protestës, katër qytetare të angazhuara, i bëjnë apel Kryeministrit Rama, Ministrit të Brendshëm Xhafaj, Prokurores së Përgjithshme Marku dhe Drejtorit të Policisë Veliu, të japin dorëheqjen nga detyra pasi kanë dështuar në të mbrojnë nga dhuna, përdhunimi, përndjekja, rrëmbimi dhe tortura, 25 vjeçaren Maloku.

“Teksa po lexoni, Xhisiela Maloku vazhdon të kërcënohet, të dhunohet dhe të mbahet peng.

LIRONI XHISIELËN Z. KRYEMINISTËR!
DORËZONI IMUNITETIN E DEPUTETËVE TUAJ DHE KËRKONI HETIM TË TYRE!
Dhe jepni dirëheqjen sepse për shkakun tuaj një grua ka gjezdisur gjysmën e komisariateve të vendit për të paditur dhunuesin e saj dhe i vetmi polic i ndershëm që ndeshi, është arratisur nga vendi.
Ju keni përgjegjësi direkte për krimin shtetëror që ka ndodhur.

LIRONI XHISIELËN Z. MINISTËR I BRENDSHËM!
Ju dhe policia juaj keni dështuar të mbroni atë dhe ne.
Keni lejuar që kriminelët të nxjerrin policinë nga komisariati.
Lironi Xhisielën dhe jepni dorëheqjen!”

Protestët do t’i bashkohet dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas deputetja Albana Vokshi.

Protesta e qytetarëve tregon njëkohësisht dështimin e organizatave joqeveritare në mbrojtje të grave, të drejtave të tyre dhe në mbrojtje të grave të dhunuara, të cilat heshtën për ditë me radhë ndaj ngjarjes Maloku-Rraja. Rrjeti i Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore reagoi vetëm dy ditë më parë me anë të një letre rutinë ku i kërkon institucioneve zbardhjen e ngjarjeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>