Lituania, Letonia dhe Estonia ndalojnë hyrjen e Lukashenkos në vendet e tyre

Nga Exit News
Lituania, Letonia dhe Estonia ndalojnë hyrjen e Lukashenkos në vendet e tyre

Letonia, Lituani dhe Estonia kanë ndaluar hyrjen e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe 29 zyrtarëve  të tjerë të lartë në vendet e tyre.

Sanksioni ndaj Lukashenkos erdhi pas shkeljeve zgjedhore në zgjedhjet presidenciale dhe shtypjes së protestave pas votimit.

Në listën e të ndaluarve janë edhe djali i madh i presidentit, Viktar Lukashenka, i cili është pjesëtar i Këshillit për Siguri Kombëtare, zyrtarë të administratës presidenciale, Komisionit Qendror Zgjedhor, ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Komitetit për Hetime.

“Neve na duhet dialog paqësor dhe marrëveshje në mes të regjimit dhe popullit, mirëpo ne e shohim se regjimi nuk është gati për këtë gjë” ka thënë presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.

Më herët, udhëheqësit e BE-së lajmëruan vendosjen e sanksioneve për njerëzit përgjegjës për dhunën kundër protestuesve dhe mashtrimet e zgjedhjeve.

 

Lajme te ngjashme