Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e quajti ditën e sotme “një ditë të trishtë”.
“Është për të ardhur keq që sot kemi 3 vrasje, atentate të thuash. Sot është një ditë e trishtë. Kemi 3 vrasje por është vetëm një ditë”, tha ai i ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit.
Ai i lidhi vrasjet e sotme me hapjen e depove të armëve 23 vjet më parë:
“Normalisht janë ngjarje shumë shqetësuese. Por janë shumë larg historisë së së ngjarjeve më tritol. Ne kemi hapur depot dhe akoma vazhdojmë të vuajmë pasojat e hapjes së depove”.
3 vrasjet e ndodhura sot
Në orën 06:00, të mëngjesit, Policia gjeti trupin e pajetë të një 33-vjeçari brenda një makine, në fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë. Klevis Kapllani u vra me armë zjarri. Ai kishte qenë më parë i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike.
Në orën 17:40, një grua u vra me armë zjarri nga kunati i saj në Bathore, në rrugën “Apollonia”. Ngjarja ndodhi për një përplasje banale.
Rreth orës 19:00, ju bë atentat me tritol, Prend Gjinit, në urën e Vasil Shantos. Makina e tij shpërtheu në ecje.
Nga shpërthimi u plagosën 3 persona, shoferi i makinë (objektivi i atentatit) ndodhet në spitalin e Traumës, dhe dy kalimtar, një i mitur dhe një shtetas italian.