Lleshaj lavdëron punën dhe dorëheqjen e tij si shembuj të mirë

Nga Exit News
Lleshaj lavdëron punën dhe dorëheqjen e tij si shembuj të mirë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se ka dhënë dorëheqjen për të dhënë shembull dhe për të mos mbjellë dhunë mes shqiptarësh

Në një reagim publik, Lleshaj shkruan se tani është momenti për të mbyllur kapitullin e tij në krye të ministrisë së Brendshme. Një kapitull që sipas tij është plot suksese por që mbyllet për të vënë një standard të ri.

Pas dy vjetësh, deklaroj me përgjegjësi të lartë se Shqipëria është një vend më i sigurtë, me më pak vrasje, më pak banda, më pak kanabis, më pak aksidente dhe me më pak krim se kurrë më parë në historinë e 30 vjetëve të fundit. Kjo tablo nuk është meritë e imja, por e qytetarëve shqiptarë, e policëve shqiptarë dhe e gjithë atyre që punojnë përditë për Shqipërinë.”, shkruan Lleshaj.

Në letrën e tij të gjatë “të lamtumirës”, ish-ministri tashmë, e shikon protestën për vrasjen e Klodian Rashës si një përpjekje për të sulmuar institucionet dhe për të mbjellë dhunë mes shqiptarësh.

Të aftë për të mos pasur turp as márre përpara asgjëje, ata po përpiqen të përdhosin një mort të dhimbshëm të një djali të ri, të vrarë padrejtësisht nga një punonjës policie që është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, për të sulmuar barbarisht policët e tjerë të Shqipërisë dhe institucionet e shtetit tonë.

Përballë përpjekjes së autorëve të 21 janarit 2011 për të kërkuar sot një pretekst të ri për të mbjellë dhunë mes shqiptarësh bazuar mbi një episod tragjik dhe fatal, si dhe me vetëdijen e plotë se vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike kam vendosur të jap dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.”, thotë Lleshaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>