
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se sasia e kanabisit të trafikuar nga Shqipëria është ulur.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, Lleshaj u shpreh:
“Sasia e kanabisit e trafikuar nga Shqipëria është ulur ndjeshëm. Është dyfishuar numri i emigrantëve të kapur në kufi me Greqinë.”
Ai shtoi se qeveria do të vazhdojë përpjekjen për të integruar vendin në Bashkimin Europian dhe të përmbushi pritshmëritë e qytetarëve.