Lleshaj: Vit i suksesshëm për policinë, më pak krime e kanabis

Nga Exit News
Lleshaj: Vit i suksesshëm për policinë, më pak krime e kanabis

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se viti 2020 ka qenë një vit i suksesshëm për policinë e shtetit.

Duke folur të hënën në seancë plenare, Lleshaj tha se vendi ka pasur më pak vrasje këtë vit, ndërsa policia ka goditur 30 grupe kriminale:

“Në vitin 2019 janë regjistruar 58 vrasje dhe 44 në 2020. Niveli i vrasjeve për 100 mijë banorë është 1.7 nga 1.2 që është në BE.

Në vitin 2020 janë goditur 30 grupe kriminale. Kemi bërë të mundur arrestimin e personave të grupeve famëkeqe kriminale.”

Ndërsa duke folur për luftën kundër kanabisit, Lleshaj tha se në vitin 2020 janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se një vit më parë. Po ashtu lufta kundër kanabisit në vitin 2020 ka shënuar rezultatet më positive në 30 vitet e fundit:

“Sa i përket kanabisit, dua tju them që lufta kundër saj ka shënuar rezultatet më të larta në 3 dekadat e fundit. Në vitin 2020 e ka shtuar nivelin e kontrollit në territor. Sivjet janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se sa një vit më parë.”

Ministri nuk përmendi asnjë referencë për këto të dhëna.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>