Lleshaj vlerëson policinë për operacionin e arrestimit të Dizdarit

Nga Exit News
Lleshaj vlerëson policinë për operacionin e arrestimit të Dizdarit

Ministri Lleshaj e quajti një ‘sukses të rëndësishëm’ operacionin Los Blancos, ku mori pjesë policia shqiptare dhe 9 vende të tjera, dhe ku u arrestua Eldi Dizdari, një prej trafikantëve ndëkombëtarë të kokainës.

Lleshaj tha se ky operacion provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të policisë shqiptare në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

“Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar,” u shpreh Lleshaj.

Në operacionin ku u arrestua Dizdari, u arrestuan dhe 9 shqiptarë të tjerë, të gjithë pjesë e një bande ndërkombëtare të trafikut të kokainës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>