Llotaria amerikane — Shqipëria e 4-ta në botë për numrin e fituesve

Llotaria amerikane — Shqipëria e 4-ta në botë për numrin e fituesve

Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve të llotarisë amerikane. 44, 806 mijë shqiptarë kanë fituar llotarinë amerikane, gjatë 12 vjeçarit të fundit.

Vendet e tjera janë Etiopia me 65, 224 mijë persona, Nigeria 58,548 mijë persona, Ukraina me 50,624 mijë persona dhe Bangladeshi me 40, 847 mijë persona.

Këto të dhëna u publikuan në raportin e viti 2018 mbi origjinën dhe numrin e personave të pranuar në SHBA përmes llotarisë amerikane. Raporti është përgatitur për anëtarët e kongresit amerikanë të cilët do të diskutojnë mbi propozimet e Presidenti Trump për emigracionin në SHBA. Gjatë muajve të ardhshëm kongresi i SHBA-ve do të diskutojë nëse do të ndryshojë, kufizojë apo do të mbyllë programin e vizave emigruese përmes llotarisë.

50 mijë viza emigruese ofrohen çdo vit për vende të ndryshme. Por emigrantët e pranuar janë më pak se 50 mijë për një periudhë pesë vjeçare. Vizat ndahen në gjashtë rajone gjeografike në përpjestim me popullsinë e rajonit dhe me numrin eemigrantëve të pranuar në SHBA pesë vjeçarin e fundit. Çdo vend nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të numrit të përgjithshëm të vizave në dispozicion.

Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të llotarisë amerikane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>