Llukashenko devijon një fluturim të Ryanair dhe arreston një gazetar disident

Nga Exit News
Llukashenko devijon një fluturim të Ryanair dhe arreston një gazetar disident

Një fluturim Greqi-Lituani i linjës Ryanair u devijua të dielën në Minsk, duke rezultuar në arrestimin e një gazetari disident që ndodhej në bord.

Opozita deklaroi se vendimi për uljen në Minsk të avionit pati qëllim pikëtisht arrestimin e ish-redaktorit të kanalit opozitar Nexta Telegram, Roman Protasevich.

Ndërkohë, agjensia e lajmeve BelTa raportoi se devijimi kishte ardhur me urdhër personal të Llukashenko-s, pasi pilotët u njoftuan pwr një kërcënim bombë në avion.

Akti u dënua nga udhëheqësja e opozitës në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya, ndërsa presidenti lituanez Gitanas Nauseda akuzoi Bjellorusinë për një “veprim të neveritshëm” dhe kërkoi lirimin e gazetarit.

Sipas shërbimit për shtyp të aeroportit, incidenti u raportua nga pilotët, por nuk u gjetën mjete shpërthyese brenda avionit.

Arrestimi i Protasevich, i cili konsiderohet si “ekstremist” nga autoritetet bjelloruse, u konfirmua edhe nga ministria e Brendshme.

66-vjeçari Lukashenko e ka drejtuar Bjellorusinë që nga viti 1994, kohë gjatë së cilës ai ka goditur zërat opozitar, me shumë figura të opozitës të arrestuara ose, si zonja Tikhanovskaya, në arratisur jashtë shtetit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>