Lojtari Rama
Kryeministri Rama çdo mëngjes e nis ditën duke u shpjeguar shqiptarëve sfidat, arritjet, përjetimet, mendimet dhe thellësinë e qenies e veprimeve të tij përmes citateve të njerëzve të mëdhenj.
Këtë mëngjes, zoti Rama postoi në Facebook disa fjalë, që ai thotë se i ka thënë Thomas Mani, për të na treguar se ka zgjedhur rrugën e duhur në jetë e politikë, ndërkohë që shumica e njerëzve as nuk e kanë idenë se rruga e drejtë ekziston.
FJALË TË ÇMUARA📚
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 20. Februar 2020
Këtë citim të Manit nuk e gjetëm askund dhe kemi frikë se zoti Rama mund t’i jetë kthyer zakonit të vjetër që fjalët e veta i duken se i kanë thënë njerëz të mëdhenj.
Pas këtij postimi, zoti Rama vazhdoi veprimtarinë e tij intelektuale me postimin në Facebook të punimeve të një aktiviteti ndërkombëtar të titulluar “Mendjet e bukura frymëzojnë të tjerët”, të cilin e hapi, e drejtoi dhe e mbylli Eduard Shalsi.
Veç Ramës dhe Shalsit në këtë ngjarje morën pjesë mendje të tjera të bukura të nivelit ministror nga Bosnja, Maqedonia, Serbia e Kosova.
Shtëpia e Europës🇪🇺 – “MENDJET E BUKURA FRYMËZOJNË TË TJERA MENDJE”Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF- Davos) janë bashkuar për t’i dhënë udhë PËRSHPEJTUESIT TË KONKURENCËS DHE INOVACIONIT në hapësirën e Ballkanit Perëndimor – instrumenti i pari i këtij lloji në rajon dhe Europë.
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 21. Februar 2020
Aktiviteti i mësipërm u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, që drejtohet nga mendja e bukur në trupin e bukur të Majlinda Bregut, dhe Forumi Ekonomik Botëror, me qëllim inagurimin e Përshpejtuesit të Konkurrencës dhe Inovacionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim, Kryeministri foli me krenari për PPP-të e tij si shembuj të gjenialitetit novator të atij vetë dhe të mendjeve më të bukura të biznesit shqiptar.
I lodhur nga aktivetet e ngjeshura intelektuale, pasdite Kryeministri u shlodh duke parë një aktivitet me policë. Përmes faqes në Facebook ai transmetoi një konferencë të Policisë së Shtetit për shpartallimin e rrjeteve të kumarxhinjve që luajnë nëpër kioska, ndërkohë që ai ia ka lënë kumarin me ligj vetëm hoteleve me pesë yje në pronësi të biznesmenëve me katër klasë.
Policia e Shtetit – GODITJE SHPARTALLUESE RRJETEVE KRIMINALE TË ORGANIZIMIT TË LOJRAVE TË FATIT👊Lojrat e Fatit ndalohen me ligj në Shqipëri dhe organizatorët, menaxherët dhe shërbëtorët e linjave kriminale të organizimit të tyre, dënohen me burg nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Operacioni policor “Fundi i Lojrave” është një MESAZH I QARTË jo vetëm për ata që i hyjnë rrugës qorre të organizimit të kësaj veprimtarie kriminale, po edhe PËR TË GJITHË ATA QË I JANË FUTUR “LOJËS SË KRIMIT” në çfarëdo drejtimi, fushe apo niveli: SHQIPËRIA NUK ËSHTË VEND PËR JU👎
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 21. Februar 2020
Duke qenë se mbasdite pati dyshime se shqiptarët mund të mos e kishin kuptuar mirë punën e bukurisë së tij mendore, pasdite Kryeministri postoi edhe një foto të tij në takimin e mendjeve të bukura, të shkrepur nga një kënd ku dukej koka e tij direkt para sfondit me fjalët në anglisht “Mendjet e bukura, frymëzojnë…”
Sot në takimin e ministrave nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 21. Februar 2020
Kryeministri nuk e përdori sot Twitter-in apo mjetet e tjera të propagandës sociale.
Lojtari Basha
Kryedemokrati Lulzim Basha postoi sot në Facebook punimet e një konference, të organizuar me Fondacionin Konrad Adenauer, me titullin inteligjent “Sfida dhe Vizione në Shëndetësi”.
Në këtë takim u shpalos vizioni i PD-së për autonominë e spitaleve, për t’i kthyer spitalet në ndërmarrje, njësoj siç e kishte Rama në vizionin për të ardhmen në vitin 2013.
Për reformën rrënjësore në shëndetësi dhe planin e PD.
Për reformën rrënjësore në shëndetësi dhe planin e PD. Live nga konferenca "Sfida dhe vizione ne shëndetësi" në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer.
Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 21. Februar 2020
Në mbrëmje, zoti Basha postoi në Facebook një foto të mëngjesit, teksa është fiksuar në bordurën e shkallëve së Korpusit Universitar duke folur me disa vajza të reja.
Në sqarimin përshkrues të këtij momenti, zoti Basha ka treguar në konfidencë se vajzat e reja në mëngjes e frymëzojnë shumë. Ditë më parë, zoti Basha është parë të frymëzohet mëngjeseve ose duke ngrënë paçe koke me punëtorë, ose duke gjerbur kafen teksa vrapon drejt zyrës.
Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.Sot…
Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 21. Februar 2020
As zoti Basha nuk e ka prekur Twitter-in me dorë sot.